Bota

50,000 të bllokuar për shkak të përmbytjeve në Australinë lindore, humb jetën një person (VIDEO)

Sipas mediave lokale, mbi 100 shkolla janë mbyllur, 50,000 janë paralajmëruar të përgatiten për evakuim dhe më shumë se 2,500 punonjës të emergjencës janë vendosur në vend.

22 Maj 2025, 07:55 Nga N.F
50,000 të bllokuar për shkak të përmbytjeve në
Pamje nga vendi i ngjarjes

AUSTRALI- Shira të rrëmbyeshëm goditën Australinë lindore duke shkaktuar përmbytje të gjera që bllokuan rreth 50,000 njerëz dhe morën jetën e një banori. Kryeministri i qeverisë shtetërore të Uellsit të Ri Jugor, Chris Means u shpreh se po përgatiten për lajme të tjera të këqija në 24 orët e ardhshme. Ai theksoi se kjo fatkeqësi natyrore është e tmerrshme për këtë komunitet.

Sipas mediave lokale, mbi 100 shkolla janë mbyllur, 50,000 janë paralajmëruar të përgatiten për evakuim dhe më shumë se 2,500 punonjës të emergjencës janë vendosur në vend. Metereologët parashikojnë deri në 300 milimetra reshje deri të premten. Komunitete të tëra mbeten nën ujë.

permbytje ne australi

Sondazh

Poll