Bota

"Të mposhtim Hamasin!"/ Netanyahu mban konferencën e parë për shtyp që nga dhjetori: Të sigurohemi që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin

Por, ndër të tjera, ai theksoi se zbatimi i planit të Donald Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës është një parakusht për t'i dhënë fund luftës.

21 Maj 2025, 19:58 Nga M.L
"Të mposhtim Hamasin!"/ Netanyahu mban konferencën e
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Izraeli ka një plan "shumë të organizuar" për të arritur qëllimet e tij të luftës në Gaza, theksoi Benjamin Netanyahu në një konferencë për shtyp, duke shtuar se lufta në Gaza ka "një qëllim të qartë dhe të justifikuar".

Netanyahu, në një konferencë për shtyp që dha të mërkurën, përsëriti tre qëllimet e operacionit, siç i kishte vendosur që në fillim: Të mposhtim Hamasin, të kthejmë të gjithë pengjet tona dhe të sigurohemi që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin.

Por, ndër të tjera, ai theksoi se zbatimi i planit të Donald Trump për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës është një parakusht për t'i dhënë fund luftës.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll