Bota

Sfidat e mëdha për sigurinë globale/ Kina do t'i japë 500 milionë dollarë shtesë Organizatës Botërore të Shëndetësisë përgjatë pesë viteve

Agjencia e OKB-së po kërkon fonde shtesë për të kompensuar humbjen e donatorit të saj më të madh, Shteteve të Bashkuara. Zëvendëskryeministri kinez Liu Guozhong e bëri njoftimin në një fjalim në Gjenevë.

20 Maj 2025, 22:38 Nga M.L

Sfidat e mëdha për sigurinë globale/ Kina do t'i japë

KINA- Kina do t'i japë Organizatës Botërore të Shëndetësisë 500 milionë dollarë shtesë gjatë pesë viteve, tha një zyrtar në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë këtë të martë. Agjencia e OKB-së po kërkon fonde shtesë për të kompensuar humbjen e donatorit të saj më të madh, Shteteve të Bashkuara. Zëvendëskryeministri kinez Liu Guozhong e bëri njoftimin në një fjalim në Gjenevë.

"Bota tani po përballet me ndikimin e veprimeve të njëanshme dhe politikës së pushtetit që çojnë në sfida të mëdha për sigurinë globale shëndetësore... Multilateralizmi është një mjet i sigurt për të adresuar vështirësitë", u tha Liu përfaqësuesve të shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që merrnin pjesë në asamble.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rishikuar tashmë buxhetin e saj për vitet 2026-2027 duke e ulur me 21% në 4.2 miliardë dollarë për shkak të vështirësive të saj financiare, të shkaktuara kryesisht nga vendimi i administratës Trump.

Buxheti i ri që pritet të vendoset nga asambleja sot do të parashikojë një rritje prej 20% të kontributeve të detyrueshme të vendeve gjatë dy viteve të ardhshme dhe do ta bëjë Kinën shtetin e ri donator më të madh. Nuk është ende e qartë nëse 500 milionë dollarët që Kina njoftoi se do të dhuronte e përfshijnë tashmë këtë rritje të anëtarësimit.

organizata botërore e shëndetësisë kine

Sondazh

Poll