Bota

Moti i keq përfshin Francën/ Raportohet për tre viktima nga përmbytjet e menjëhershme

Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se kjo situatë ka shkaktuar shumë probleme.

20 Maj 2025, 17:45 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin Francën/ Raportohet për tre viktima nga
foto ilustruese

FRANCË- Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sot Francën juglindore. Si pasojë e motit të keq tre persona kanë humbur jetën përfshirë një çift 80-vjeçarësh në Lavandou, në bregdet, ku kryebashkiaku i përshkroi skena lufte. Siç raportojnë mediat e huaja në komunitetin e Lavantou, një çift u rrëmbye me automjetin e tyre nga një përrua. Ndërkohë trupi i gruas ishte bllokuar brenda automjetit. Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se kjo situatë ka shkaktuar shumë probleme.

"Ishte një fenomen vërtet i dhunshëm, i pabesueshëm, i pakuptueshëm. 255 milimetra shi ranë brenda një ore, duke shkaktuar një rrëke të madhe", u tha gazetarëve kryebashkiaku i Lavandou-së, Gilles Bernardi.

Në Vidobaan, burri që humbi jetën u rrëmbye gjithashtu nga ujërat e rrëmbyeshme ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij.

“Një shofere dhe pasagjerja e saj e gjetën veten në një rrugë rurale që ishte zhytur plotësisht nën ujë, duke rënë në një hendek, por vetëm shoferja arriti të shpëtohej pas ndërhyrjes së një këshilltari bashkiak që ndodhej në vendngjarje," tha në Facebook kryetari i bashkisë, Claude Pianetti.

Përforcime u dërguan në veçanti në departamentet Bouches-du-Rhône dhe Alpes-Maritime, për të ndihmuar 200 zjarrfikësit që ishin mobilizuar tashmë atje dhe kishin kryer të paktën 50 operacione, disa prej të cilave përfshinin shpëtime dhe transportimin e njerëzve në vende të sigurta.

moti i keq ne france

Sondazh

Poll