20 Maj 2025, 13:39
Nga r.ll
Ayatollah Ali Khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, duke thënë të martën se Teherani nuk do të kërkojë leje nga askush për ta pasuruar uraniumin.
Ai i ka cilësuar si “marrëzi” deklaratat e Shteteve të Bashkuara.
“Ata thonë: ‘Nuk do ta lejojmë Iranin të pasurojë uranium’. Kjo tejkalon çdo kufi”, tha Ayatollah Ali Khamenei gjatë një ceremonie përkujtimore për presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident me helikopter.
"Është gabim i madh nga ana e tyre të thonë se ne nuk do ta lejojmë Iranin ta pasurojë uraniumin. Askush nuk po pret leje për këtë apo atë. Republika islamike ka një politikë, ka një metodë, dhe ndjek politikën e saj... Çështja e pasurimit nuk është fare çështje për diskutim", shtoi ai.
Uashingtoni dhe Teherani janë duke mbajtur bisedime indirekteve javëve të fundit për programin bërthamor të Iranit.
Megjithatë, Khamenei duket se nuk beson se ato do të sjellë ndonjë rezultat.
“Po, pati bisedime indirekte edhe gjatë kohës së Raisit, ashtu siç po ka tani. Por, ato nuk çuan askund - dhe nuk presim shumë as nga këto të tanishmet. Kush e di çfarë do të ndodhë”, theksoi ai.
Komentet e tij pasqyrojnë zemërimin në rritje të Teheranit, për shkak të bisedimeve të bllokuara bërthamore, si dhe tensioneve më të mëdha që kanë karakterizuar marrëdhëniet SHBA-Iran në vitet e fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Iranit, Esmaeil Baghaei, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se “ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për rundin e ardhshëm të negociatave”, duke shtuar se “Republika Islamike e Iranit po shqyrton çështjen duke pasur parasysh qëndrimet kontradiktore dhe vazhdimisht të ndryshueshme të palës amerikane”.
IRNA gjithashtu raportoi se Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm, tha se Teherani e ka marrë një propozim lidhur me rundin e ardhshëm të bisedimeve indirekte me Uashingtonin dhe se është duke e shqyrtuar atë./REL
ayatollah ali khamenei
Bota
20 Maj 2025, 13:04
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për...
Bota
20 Maj 2025, 12:33
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Zyra humanitare e OKB-së njoftoi se kishte marrë miratimin për hyrjen e rreth 100 kamionëve në Gaza&nbs...
Bota
20 Maj 2025, 12:11
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Një krizë e re infrastrukturore në Spanjë po shkakton ndërprerje në të gjithë rrjetin ...
Bota
20 Maj 2025, 12:06
r.ll
Anders Fogh Rasmussen
EVROPË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fog...
Bota
20 Maj 2025, 12:03
r.ll
orban, netanyahu
Parlamenti hungarez ka miratuar të martën propozimin për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale...
Bota
20 Maj 2025, 11:07
r.ll
emmanuel macron
PARIS- Një skandal i cili mund të cilësohet si "Watergate-i francez", ka tronditur së fundmi qeverinë e Emmanuel M...
Bota
20 Maj 2025, 10:55
N.F
Foto ilustruese
PARIS- Franca është “e vendosur” ta njohë një shtet palestinez, ka thënë të martën mini...
Bota
20 Maj 2025, 10:11
r.ll
david littleproud
AUSTRALI- Koalicioni konservator liberal-kombëtar i Australisë, partia kryesore politike opozitare e vendit, është nd...
Bota
20 Maj 2025, 09:31
r.ll
foto ilustruese
TURQI- Policia turke ka arrestuar 18 punonjës të bashkisë së Stambollit nën akuzat për ryshfet, duke zgj...
Bota
20 Maj 2025, 09:08
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Propozimi i Greqisë për të parandaluar fëmijët nga përdorimi i mediave sociale  ...