Sport

Ideja për Ancelottin Jr. nuk ka perënduar te Rangers. Përmendet edhe Gerrard!...

Flitet edhe për një rikthim të Steven Gerrard te Ibrox, ku në vitin 2021 ai fitoi titullin e tij të 55-të në Premier League, duke i mohuar Celtic suksesin e dhjetë radhazi.

20 Maj 2025, 16:06 Nga DOSJA
Ideja për Ancelottin Jr. nuk ka perënduar te Rangers. Përmendet

SKOCI - Rangers janë në kërkim të një trajneri të ri pas një sezoni tjetër në hijen e ‘kushërinjve’ të tyre Celtic. Ndërsa aktualisht nuk ka një kandidat të qartë kryesor, drejtori ekzekutiv Patrick Stewart konfirmoi se kërkimi po "përparonte mirë" dhe shtoi se klubi "pret me padurim përfundimin e procesit në periudhën e ardhshme".

Klubi i Glasgout konfirmoi të dielën largimin e Barry Ferguson, i cili kishte marrë detyrën deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Philippe Clement në shkurt.

Ndër emrat në garë është edhe ai i Davide Ancelottit, i cili mund të ndihmojë të atin në sfidat e Brazilit kundër Ekuadorit dhe Paraguajit në fillim të muajit të ardhshëm dhe më pas të provojë aventurën e tij të parë solo.

Por flitet edhe për një rikthim të Steven Gerrard te Ibrox, ku në vitin 2021 ai fitoi titullin e tij të 55-të në Premier League, duke i mohuar Celtic suksesin e dhjetë radhazi. Ishte trofeu i tij i vetëm nga nëntë të mundshëm përpara se të pranonte ofertën e Aston Villas. Ish-mesfushori është i freskët nga përvoja e tij në krye të Al Ettifaq, një ekip në Ligën Profesionale Saudite nga i cili u largua në janar.

Rangers do të fillojë përgatitjet në qershor, përpara kualifikimeve të Ligës së Kampionëve në fund të korrikut, ndërsa sezoni i ri i Premier League Skoceze fillon fundjavën e parë të gushtit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll