Bota

Moti i keq në Tiranë gjatë Samitit ndikon në shëndetin e Melonit? Kryeministrja italiane anulon të gjitha angazhimet për shkak të etheve

Vendim e ka njoftuar stafi i saj duke sqaruar se ajo po kalon një gjendje me ethe që kërkon pushim.

19 Maj 2025, 21:28 Nga M.B
Moti i keq në Tiranë gjatë Samitit ndikon në shëndetin
Giorgia Meloni

ITALIA- Kryeministrja Giorgia Meloni ka vendosur të anulojë të gjitha angazhimet e planifikuara për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Rajonit në Venecia. Vendim e ka njoftuar stafi i saj duke sqaruar se ajo po kalon një gjendje me ethe që kërkon pushim.

Sipas mediave italiane, vendimi për të anuluar të gjitha angazhimet për sot dhe nesër ka tërhequr shumë vëmendje, sepse Meloni nuk është në formën më të mirë fizike për shkak të etheve dhe vendi është në një moment delikat.

Gjithashtu mediat në vendin fqinj shkruajnë se më datë 16 maj, Meloni ishte në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që u mbajt për herë të parë në një vend jashtë BE, ndërsa moti nuk ishte dhe aq i favorshëm.

giorgia meloni

Sondazh

Poll