Sport

Duka përshëndet kuqezinjtë U-17: “19 maji, një ditë historike për futbollin shqiptar!”...

"Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane”

19 Maj 2025, 13:02 Nga DOSJA
Duka përshëndet kuqezinjtë U-17: “19 maji, një

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përshëndetur futbollistët e vegjël kuqezinj, të cilët sot do të startojnë garën e tyre në finalet e Kampionatit Europian për moshën U-17 “Shqipëria 2025”.

Ata në orën 18:00 do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre të Portugalisë në Arenën Kombëtare.

“19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar!
Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025.

Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane,”- ka shkruar Duka në faqen e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll