Sport

VIDEO/ Rikthehet Ernest Muçi, protagonist te goli i Besiktas…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha pasimin e duhur për Rafa Silvën në minutën e 71-të. Ky i fundit, natyrshëm që festoi me Muçin.

19 Maj 2025, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Rikthehet Ernest Muçi, protagonist te goli i Besiktas…

TURQI - Më në fund, sulmuesi i kombëtasres kuqezi, Ernest Muçi, është rikthyer si protagonist te Besiktas. Bardhezinjtë e Stambollit barazuan 1-1 në transfertë më Alanjaspor, ku goli i barazimit u asistua pikërisht nga Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha pasimin e duhur për Rafa Silvën në minutën e 71-të. Ky i fundit, natyrshëm që festoi me Muçin.

Solskjaer preferoi me fillimin e pjesës së dytë aktivizimin Muçin. Sulmuesi shqiptar sapo është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe e pati rikthimin e tij në fushë.

Në kampionat, ish-sulmuesi i Tiranës, ka luajtur 25 ndeshje gjatë këtij edicioni, ku ka shënuar katër gola dhe numëron tre asistime me fanelën e Besiktasit.

Shikoni aksionin dhe pasimin e sulmuesit Ernest Muçi për golin e Rafa Silvës (Video)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll