Sport

Befasi… harrohet Igli Tare! Lee Congerton mund të jetë drejtori sportiv i Milanit…

Uellsiani, ish-lojtar i Atalantës, ai që solli Lookmanin në Bergamo, duket se është në krye të listës së Furlanit për drejtorin sportiv të kuqezinjve.

18 Maj 2025, 16:32 Nga DOSJA
Befasi… harrohet Igli Tare! Lee Congerton mund të jetë drejtori

ITALI - Lee Congerton është, çuditërisht, emri në pozicionin “pole position” për rolin e drejtorit sportiv të Milanit.

Sipas Gazzetta dello Sport, pavarësisht pranisë së Tares në Olimpico për finalen e Kupës së Italisë të humbur kundër Bolognës, ish-lojtari i Lazios nuk është i zgjedhuri.

Congerton, një uellsian 51-vjeçar, te Atalanta  për dy vjet, nga viti 2022 deri në vitin 2024, si kreu i Zhvillimit Ndërkombëtar të Zonës Sportive, mund të mburret me zbulimin e Calhanoglu dhe Lookman.

Kështu, ai duket ai do të jetë i zgjedhuri për detyrën delikate të rilançimit të kuqezinjve pas një sezoni që, sipas të njëjtit drejtor ekzekutiv Giorgio Furlani, ishte një dështim.

Congerton filloi si trajner i të rinjve te Wrexham, Liverpool dhe Chelsea, ku u bë shef i skautëve. Më pas ai u transferua në Gjermani, te Hamburgu ku zbuloi talentin e Calhanoglu nga Karlsruhe në divizionin e tretë gjerman.

Pas kthimit në Britaninë e Madhe (Sunderland, Celtic dhe Leicester), ai mbërrin në Bergamo. Ai e solli Ademola Lookman te Atalanta, përpara se të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite në shkurt të vitit 2024. Nga ku mund të kthehej në Evropë, me anë të Aldo Rossit në Milano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Maj 2025, 12:30

Mirupafshim me zemrën, por…

SPANJE - Është e pashmangshme që lamtumirat të jenë në qendër të vëmendjes kur mbërrijnë këto data g...