Politike

Nis numërimi i votave nga Greqia/ Partia Demokratike: Numëruesit dhe komisionerët të kontestojnë çdo fletë votimi! Kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi. 

17 Maj 2025, 11:40 Nga M.L
Nis numërimi i votave nga Greqia/ Partia Demokratike: Numëruesit dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Votat e mbërritura nga Greqia, kanë nisur të numërohen sot. Ato u lanë pezull për disa ditë pasi dyshohet se kishin parregullsi, por këtë e ka hedhur poshtë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi tha se nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi. 

“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.

Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual," tha Logu.

votat e diaspores

Sondazh

Poll