Politike

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama pret në Kryeministri presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa

Ky është samiti i gjashtë i EPC-së dhe për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor.

15 Maj 2025, 16:12 Nga N.F
Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama pret në Kryeministri
Kryeministria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Costa ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili e nis zyrtarisht punën nesër në orën 11:00, për të përfunduar më pas në orën 18:30 me konferencën përmbyllëse mes Ramës dhe presidentit të Danimarkës.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025 është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që do të mbledhë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe ato jashtë saj, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Turqia. Ky është samiti i gjashtë i EPC-së dhe për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë e krijuar për të forcuar dialogun politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane në çështje të përbashkëta si siguria, stabiliteti dhe prosperiteti. EPC-ja nuk është një strukturë e BE-së dhe nuk zëvendëson organizata ekzistuese, por synon të krijojë një hapësirë fleksibile për koordinim politik ndërmjet vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.

rama antonio costa

Sondazh

Poll