Investimi i Kushner në Beograd/ Analiza: Projekti i pasigurt pas pranimit të fajësisë për falsifikim nga zyrtari serb
Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në Beograd. BEOGRAD- Kompania Affinity Partners, në pron...
Trump shtoi se nuk ishte i zhgënjyer që delegacioni rus i dërguar në Turqi të enjten për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën nuk e përfshinte Putinin.
SHBA- Donald Trump u tha gazetarëve të enjten se kur bëhet fjalë për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, "asgjë nuk do të ndodhë derisa" ai të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi, në rregull? Dhe sigurisht që ai nuk do të shkonte në Turqi. Ai po shkonte, por mendoi se unë po shkoja. Nuk do të funksiononte nëse unë nuk do të isha atje dhe nuk mendoj se do të ndodhë diçka, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa të takohemi. Por ne duhet ta zgjidhim sepse shumë njerëz po vdesin”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One pas uljes në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Trump shtoi se nuk ishte i zhgënjyer që delegacioni rus i dërguar në Turqi të enjten për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën nuk e përfshinte Putinin: Nuk jam i zhgënjyer nga asgjë. Nuk jam i zhgënjyer. Pse duhet të jem? Sapo mblodhëm 4 trilionë dollarë dhe ju jeni të zhgënjyer për një delegacion? Nuk di asgjë për agjencinë, as nuk e kam kontrolluar.
Më parë, Volodymyr Zelensky tha se nuk do të takohej me asnjë përfaqësues rus në Turqi përveç Putinit, ndërsa e përshkroi delegacionin rus që u shfaq në Stamboll si "të rremë" dhe "me natyrë dekorative".
Trump, nga ana e tij, kishte thënë se një udhëtim në Turqi ishte ende në tryezë, duke e lënë këtë mundësi të hapur, edhe pasi zyrtarë të lartë njoftuan se nuk kishte plane për një gjë të tillë.
"Nëse ndodh diçka, do të shkoj të premten, nëse është e përshtatshme", tha ai gjatë një takimi biznesi në Doha.
Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në Beograd. BEOGRAD- Kompania Affinity Partners, në pron...
Foto ilustruese GAZA- Shërbimet palestineze të emergjencës thanë sot se 103 persona u vranë nga bombardimet izraelite n&...
SHBA- Donald Trump-it do t'i "duhet të mendojë" nëse do të kandidojë për një mandat të katërt për presi...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të madhe gjatë turneut të tij n&eu...
Foto ilustruese TURQI- Takimi midis Recep Tayyip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet në Pallatin Presidencial në Ankara. Volodymyr Zelen...
TURQI- Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për çështjen ukrainase në Turqi, njoftoi zëd...
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky TURQIA- Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për ...
lideri sirian dhe trump SIRI- Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të bot...
vladimir putin RUSI- Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton p&eum...
Moore SHBA- Kongresmeni i Utahut, Blake Moore, u pa duke fjetur gjatë një votimi në fund të një takimi gjithë natën...