Bota

Mega-marrëveshja e Trump në Lindjen e Mesme, ra dakord për investime me vlerë 10 trilionë dollarë

SHBA-të dhe Katari nënshkruan angazhime ekonomike me vlerë 1.2 trilionë dollarë, ndërsa Donald Trump njoftoi marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 243.5 miliardë dollarë midis dy vendeve, duke përfshirë një shitje historike të avionëve Boeing dhe motorëve GE Aerospace te Qatar Airways.

15 Maj 2025, 12:58 Nga M.L
Mega-marrëveshja e Trump në Lindjen e Mesme, ra dakord për
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të madhe gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme. Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolou, presidenti amerikan siguroi investime me vlerë 10 trilionë.

Dje, të mërkurën, SHBA-të dhe Katari nënshkruan angazhime ekonomike me vlerë 1.2 trilionë dollarë, ndërsa Donald Trump njoftoi marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 243.5 miliardë dollarë midis dy vendeve, duke përfshirë një shitje historike të avionëve Boeing dhe motorëve GE Aerospace te Qatar Airways.

Për më tepër, në ndalesën e parë të turneut të tij katër-ditor, në Arabinë Saudite, presidenti amerikan siguroi një tjetër marrëveshje - një shumë gjigante prej një trilioni.

donald trump

Sondazh

Poll