Sport

Xavi Simons mendon të largohet nga Leipzig, edhe klubi i mërzitur me holandezin...

Klubi gjerman thuhet se është tashmë në dijeni të pozicionit të Xavi Simons.

15 Maj 2025, 12:00 Nga DOSJA
Xavi Simons mendon të largohet nga Leipzig, edhe klubi i mërzitur me

GJERMANI - I blerë plotësisht për 80 milionë euro në fund të janarit të kaluar, pas arritjes së një marrëveshjeje me PSG-në, Leipzig tani rrezikon ta humbasë Xavi Simons.

Talenti 22-vjeçar holandez, në fakt, sipas asaj që zbuloi eksperti i tregut të futbollit Fabrizio Romano, ka marrë vendimin për t'u larguar nga klubi Red Bull që në afatin e ardhshëm kalimtar të verës, pavarësisht se kontrata i skadon më 30 qershor 2027.

Ish-lojtari i PSG-së thuhet se tani ka ide të qarta dhe është i vendosur të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij. Sezoni zhgënjyes i Leipzigut, i shtati në Bundesligë dhe vite dritë larg Ligës së Kampionëve, në të cilën ata nuk do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm, do të kishte një humbje e madhe për holandezin. Dhe klubi gjerman thuhet se është tashmë në dijeni të pozicionit të Xavi Simons.

Jo vetëm kaq. Sipas BILD, një gazetë e njohur gjermane, brenda Leipzigut ekziston njëfarë pakënaqësie për performancat që nuk janë në lartësinë e investimit rekord (më i shtrenjti në histori) dhe pagën e marrë nga lojtari i lindur në vitin 2003. Ashtu siç është kritikuar për qëndrimet e tij arrogante dhe egoiste.

Këtë sezon, lojtari holandez ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 32 ndeshje gjithsej dhe ka zëra se për të ka interes nga Bayern Munich dhe disa klube të tjera të Premier League, identitetet e të cilave nuk janë zbuluar ende.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll