Sport

Dejan Kulusevski operohet dhe nuk do të luajë në finalen e Ligës së Europës...

Dejan Kulusevski, i cili u dëmtua gjatë humbjes së Tottenhamit ndaj Crystal Palace këtë fundjavë, i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë dhe do të humbasë finalen e Europa League kundër Manchester United më 21 maj.

15 Maj 2025, 11:00 Nga DOSJA
Dejan Kulusevski operohet dhe nuk do të luajë në finalen e

ANGLI - Tottenham njoftoi të mërkurën se mesfushori sulmues Dejan Kulusevski i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë. Prandaj, suedezi do të humbasë finalen e Europa League kundër Manchester United më 21 maj.

"Mund të konfirmojmë se Dejan Kulusevski dëmtoi kapakun e gjurit të djathtë gjatë ndeshjes sonë të Premier League kundër Crystal Palace (0-2) fundjavën e kaluar. Pas një konsultimi të mëtejshëm nga specialistët, mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale sot (e mërkurë) dhe do të fillojë menjëherë rehabilitimin e tij me ekipin tonë mjekësor", tha klubi.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Parmës ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 50 ndeshje për klubin londinez këtë sezon, por për shkak të dëmtimit ai do të humbasë një finale të Ligës së Europës, e cila duket si shpresa e vetme për Tottenhamin, aktualisht i 17-ti në Premier League, për të shpëtuar një sezon shumë të zymtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll