Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite  më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

14 Maj 2025, 07:03 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite  më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët kryesisht do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër(në male).

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 25 °C,

në vendet malore: 4 / 18 °C.

moti

Sondazh

Poll