Politike

"Është ende herët për të folur!" Këlliçi: Nuk është rezultati që do të donim, por janë numëruar deri tani 12-13% e votave

Ai foli edhe për incidentin e socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së që u gjendën në një zyrë pa logo të partisë.

12 Maj 2025, 10:55 Nga M.B
"Është ende herët për të folur!"
Belind Këlliçi

TIRANA- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi tha sot për mediat se rezultati momental nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Këlliçi ka shtuar se është herët për të folur për një rezultat. Ai foli edhe për incidentin e socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së që u gjendën në një zyrë pa logo të partisë.

“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar. Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll