Politike

Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, shkak lodhja e numëruesve, ja kur pritet të rinisë procesi

Ata kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës.

12 Maj 2025, 10:27 Nga N.F
Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier,
Foto ilustruese

FIER- Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë numërimi në orën 8:00 të mëngjesit. Mësohet se shkak e ndërprerjes së procesit të numërimit ka qenë lodhja e numëruesve.

Ata kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës. Sipas burimeve të informacionit në Bashkitë Roskovec dhe Mallakastër procesi do të rifillojë në orën 12:00 ndërsa në Patos në orën 15:00.  Ndërkohë sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, PD ka marre 9667 vota, ndërsa PS ka marre rreth 24 210 vota.

fier zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll