Politike

Numërohen votat e para të diasporës, PD-ASHM kryeson me 43,95%, PS ndjek me 42.68 %

Momentalisht mësohet se janë numëruar deri më tani 1660 vota të diasporës, të dërguara me zarfa, ku Partia Demokratike- ASHM po kryeson deri më tani me 43,95%, ku ka arritur të marrë 726 vota.

12 Maj 2025, 08:39 Nga M.B
Numërohen votat e para të diasporës, PD-ASHM kryeson me 43,95%,
Foto ilustruese

TIRANA- Ka nisur numërimi i votave të diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Momentalisht mësohet se janë numëruar deri më tani 1660 vota të diasporës, të dërguara me zarfa, ku Partia Demokratike- ASHM po kryeson deri më tani me 43,95%, ku ka arritur të marrë 726 vota.

PD-ASHM ndiqet me një diferencë të ngushtë nga Partia Socialiste me 42.68 % të vota, ose 705 vota në total. Për shkak të lodhjes së numëruesve, numërimi i votave të diasporës u ndërpre për të bërë një pushim dhe do të rinisë sërish në orën 10:30.

Numërohen votat e para të diasporës, PD-ASHM kryeson me 43,95%,

zgjedhjet

Sondazh

Poll