Politike

Zgjedhjet/ Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti.

12 Maj 2025, 08:32 Nga N.F
Zgjedhjet/ Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara
Si do të dukej Parlamenti me rezultatet e deritanishme

TIRANË- Shqiptarët dje dhanë verdiktin e tyre për qeverinë që do ti drejtojë në 4 vitet e ardhshme. Tashmë mbetet që ky verdikt të kthehet në shifra nga procesi i numërimit që ka nisur dje pas përfundmit të procesit të votimit.

Në të gjithë vendin po numërohen kutitë ndërsa nga të dhënat e deritanishme ka filluar të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.

 

zgjedhjet e 11 majit parlamenti

Sondazh

Poll