Politike

Ndërpritet numërimi i votave të diasporës në Parkun Olimpik/ Numëruesit kërkojnë pushim, procesi rifillon në orën 10:30

Bëhet e ditur se numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30 dhe kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

12 Maj 2025, 05:32 Nga E. D
Ndërpritet numërimi i votave të diasporës në Parkun
foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht.

Bëhet e ditur se numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30 dhe kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pushimi është bërë për arsye të lodhjes së numëruesve, ndërkohë që pritet që në orarin e caktuar të rinisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga emigrantët.

zgjedhjet e 11 majit tirane

Sondazh

Poll