Politike

"Kam qenë në PS prej 12 vitesh..."/ Arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza mazhorancës: Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji

Në reagimin e saj Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën.

12 Maj 2025, 04:45 Nga E. D
"Kam qenë në PS prej 12 vitesh..."/  Arrestuan të atin,
Limonera Bozha

TIRANË- Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili është marrë në ndalim nga SPAK për korrupsion zgjedhor. Në reagimin e saj Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën.

Gjithashta Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh. Ndër të tjera Bozha u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste për 12 vjet, dhe ndonëse tani është kandidate e PSD-së, beson se ata që janë të pakënaqur me këtë zgjedhje vijnë nga ish-partia e saj, pa dhënë emra të përveçëm.

“Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji,” përfundoi Limonera Bozha, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.

limonera bozha

Sondazh

Poll