Politike

Incidenti në Vorë/ "QV ishin mbushur me banda që intimidonin votuesit", Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen nga këto elementë kriminalë

Ajo tha se në 30 vjet që ndjek zgjedhje nuk kishte parë ndonjëherë situatë si kjo e Vorës sot ku sipas saj, qendrat e votimit ishin me banda që intimidonin votuesit.

12 Maj 2025, 02:26 Nga r.ll
Incidenti në Vorë/ "QV ishin mbushur me banda që intimidonin
albana vokshi

TIRANË- Kandidatja demokrate për deputete në qarkun e Tiranës, Albana Vokshi ndodhet mbrëmjen e sotme në një nga qendrat e numërimit të votave në Kamëz. Në një prononcim për News 24, Vokshi foli dhe lidhur me incidentin e ndodhur gjatë votimeve në Vorë, ku u përfshi ajo bashkë me Flamur Nokën.  

Ajo tha se në 30 vjet që ndjek zgjedhje nuk kishte parë ndonjëherë situatë si kjo e Vorës sot ku sipas saj, qendrat e votimit ishin me banda që intimidonin votuesit. Më tej është shprehur se ato pëesona që ishin sot në Vorë, i ka denoncuar në SPAK para 10 ditësh, ndërsa tha se nuk është marrë asnjë masë. 

“Kamzën e kam ndjekur nga larg. Jam informuar nga strukturat. Kam qenëprezentënëVorë. Kanë qenë të instaluar grupe kriminale, me precedent penal, e gjithë administrata e bashkisë Vorë. Qendrat e votimit ishin me bandat duke intimiduar votuesit. Nuk mund të konsiderohen zgjedhje. Janë 30 vjet që ndjek zgjedh, por si Vorën nuk e kam parë ndonjëherë situatën. Gjithëpersonat e urdhëruar nga element kriminal qëi kam denoncuar në SPAK 10 ditë më parë. Kam dhënë info për të gjithë personat që sot ishin në QV. Kam dhënë emra, mbiemra, kam dhënë takime me ministrin Gonxhja, vende ku bliheshin apo shiteshin vota. Ku ishte SPAK? Kam marrënëtelefon Dumanin. Nuk kishte këmbë polici. Kam denoncuar në SPAK para 10 ditësh. Të gjithë ata që ishin sot në Vorë, edhe ku takoheshin me ministrin Gonxhja. Edhe emrat e atyre qëkryenin krime elektorale. Kam marrën ë telefon drejtuesin e policisë. Çfarë ndodhi, hiç asgjë. Këto grupe kriminale kishin pajisur me bexha fallso.”, tha ajo.

Mëtej, Vokshi u shpreh se ajo është kërcënuar sot bashkë me familjen nga këto elemente kriminale. Demokratja tha se për këtë situatëkishte telefonuar dhe Altin Dumanin por nuk i ishtë përgjigjur. 

“Në çdo qendra votimi kishte persona qëishin pajisur me bexha staf. Çdokush që ka votuar, sot jemi ndeshur bashkëme zotin Noka me vëllezërit Xhabafti. Na kanë kërcënuar në gjithëqendrat e votimit. Unë jam kërcënuar bashkë me familjen time. Asgjënuk ndodhi. Ajo që dua të them, ata qëkanëhyrënëato qendra kanë qenë të intimiduar. Çdokush që ka votuar për PD është një hero. Sot dola dhe jam përballur dhe rrezikoj veten time dhe familjen time. Sa kohë kam marrë përsipër kët detyrë jam aty për mbrojtjen e votës. Mora nëtelefon Altin Dumani, nuk mu përgjigj. Mora në telefon Adnan Xholi mu përgjigj por pata një bisedë zhgënjyese. Nuk marr përsipër të vihem me të njëjtat mjete me armë që përdor banda kriminale, apo kryetari i bashkisë Kamëz apo Vorë.”, tha Vokshi. 

albana vokshi

Sondazh

Poll