Politike

Shqetësimet e ngritura nga PD/ KQZ: Zarfet e Greqisë do të lihen mënjanë deri në një vendim të dytë

Në vendimin e KQZ thuhet se ky akt synon zhbllokimin e procesit të numërimit dhe më vonë do të ketë një vendimmarrje te dytë për zarfet e Greqisë.

12 Maj 2025, 01:16 Nga r.ll
Shqetësimet e ngritura nga PD/ KQZ: Zarfet e Greqisë do të lihen
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që zarfet me votat e ardhura nga Greqia të lihen mënjanë dhe të vijojë numërimi i votave nga vendet e tjera. 

Në vendimin e KQZ thuhet se ky akt synon zhbllokimin e procesit të numërimit dhe më vonë do të ketë një vendimmarrje te dytë për zarfet e Greqisë.

VENDIMI I KQZ: 

Kur gjatë procesit të vlerësimit të dokumentacionit zgjedhor nga jashtë, GNVJ dhe/ose sipas rastit KANVVJ nuk vlerëson zarfin/zarfet “B” pjesë të këtij dokumentacioni, atëherë ky zarf/zarfet futen në një kuti sikurse kutia e votimit brenda vendit.

Kutia mbyllet me vula me kode sigurie, numrat e të cilave shënohen në një procesverbal, orgjinali i të cilit dorëzohet në KQZ rast pas rastit.

Vlerësimi i zarfeve “B” të administruar sipas këtij akti, i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të mëtejshëm sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të dala në bazë e për zbatim të tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.

Shqetësimet e ngritura nga PD/ KQZ: Zarfet e Greqisë do të lihen

Më herët kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se do të merrej një vendim për situatën, pasi ishte bllokuar numërimi i votave nga Greqia. 

Demokrati Flamur Noka dhe drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli kanë kërkuar që votat e ardhura nga Greqia të trajtohen dhe të numërohen veçmas. Nga ana tjetër, drejtuesi i PS për diasporën, Taulant Balla ka dalë kundër këtij pretendimi. 

kqz vota nga greqia

Sondazh

Poll