Politike

"Rezultati është shumë i thellë"/ Peleshi pas fitores në Pustec: PS drejt 7 mandateve në Korçë

12 Maj 2025, 00:56 Nga DOSJA

"Rezultati është shumë i thellë"/ Peleshi pas

KORÇË-

“Është emocionuese, sepse jo vetëm që është bashkia e parë që mbyllet dhe padyshim me fitore të PS-së, por rezultati është shumë i thellë, pothuajse 70 me 30, pra 70 përqind PS dhe 30 përqind kundërshtarët tanë. Emocionuese dhe për një fakt tjetër, që është një bashki minoritare, dhe përulem për mbështetjen që minoriteti i Maqedonisë së Veriut na ka dhënë. Vasil Sterjovski është kandidati ynë nga ky komunitet. Është ogur pozitiv. Edhe në kutitë e tjera që janë hapur, si në Devoll, po fitojmë me 42 vota për momentin, në një bashki të vështirë për ne. Po, mesa duket, do të fitojmë dhe në Devoll. Janë hapur kutitë e para edhe në Bilisht, ku ne ishim 100 vota para. Kemi rezultate shumë të thella edhe në Kolonjë, ku një kuti ishte 118 me 7. Pra, do të kemi një fitore të garantuar dhe me siguri objektivat tona do të arrihen. 

Kam thënë që ne kemi objektiv optimal, që është 6 me 4 në favor të PS-së, por po synojmë 7 me 3, dhe me këtë trend duket se aty po shkojmë. Incidenti në Pogradec më vjen shumë keq dhe dua ta cilësoj si një incident nga një individ dhe jo nga një parti. Por le ta harrojmë dhe le të merret drejtësia me të. Po ndjek me shqetësim distancën dhe bllokimin e numërimit të diasporës. Do të ishte një fyerje nëse politika do të bllokonte numërimin e votave të bashkëkombësve tanë në Greqi. Thirrjet për mosnumërim ndaj komisionerëve nuk duhen bërë, pasi komisionerët do të shkelin ligjin nëse nuk i numërojnë votat”, tha Peleshi.

Sondazh

Poll