Sport

VIDEO/ Partizani fiton derbin dhe renditet i 3-ti në Superiore, Dinamo e 4-ta…

Këtu përfundon sezoni 2024-2025 për Partizanin dhe Dinamo City…

10 Maj 2025, 22:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani fiton derbin dhe renditet i 3-ti në Superiore, Dinamo e

ELBASAN - Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e vlefshme për vendet 3-4 të “Final Four”.

Kjo fitore i jep “Demave të kuq” përfundimisht vendin e 3-të në renditjen e Superiores. Nga ana tjetër, dinamovitët pozicionohen në vendin e katërt.

Sfida për Dinamon nisi mirë, të cilët kaluan në avantazh falë golit të Dejvi Bregut (16’). Megjithatë, Partizani arriti të barazojë shifrat në të parën me Malajn (37’), teksa në pjesën e dytë, “Demat” përmbysën gjithçka me Guxhufin (46’).

16’- Gol Dinamo! Shënon Bregu

37’ - Gol Partizani! Shënon Malaj

46’ - Starton pjesa e dytë, gol Partizani! Shënon Guxhufi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll