Aktualitet

Vrasja makabër e palestinezes në Tiranë/ Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit esktradimin e babait të saj që dyshohet se e masakroi me thikë në banesë

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste. Prokuroria e Tiranës ka saktësuar se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.

10 Maj 2025, 08:55 Nga M.L
Vrasja makabër e palestinezes në Tiranë/ Prokuroria e
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e të bijës Rayan Alwan, që sipas dyshimeve e qëlloi për vdekje teksa kishin ardhur në Shqipëri si turistë. Prokuroria e Tiranës ka saktësuar se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.

Ky shtetas i huaj i mori jetën të bijës dhe u largua në drejtim të paditur. Gjithashtu u morën disa të dhëna në lidhje me shkaqet që çuan në krimin monstruoz, grupi hetimor kërkon që autori të hetohet dhe gjykohet në Shqipëri, pikërisht në vendin ku ka kryer edhe aktin e rëndë.

Kjo kërkesë prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Rayyan dhe Fadi Alëan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se ishte larguar drejt Libanit. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi. Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. 

prokuroria e tiranës

Sondazh

Poll