Krizë e fortë në marrëdhënien Trump-Netanyahu/ Nga "miratimi" i Riadit për armët bërthamore te mosmarrëveshja për Gazën
Foto ilustruese SHBA- Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat tre...
Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Pakistanit tha të shtunën se nëse India ndalon përshkallëzimin, edhe Islamabadi do të ndalet.
INDI- India ditën e sotme e përshkroi si një përshkallëzim të rrezikshëm valën e sulmeve të nisura nga Pakistani me dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi në shenjë hakmarrjeje, sipas Islamabadit, për sulmet e Nju Delhit. Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Pakistanit tha të shtunën se nëse India ndalon përshkallëzimin, edhe Islamabadi do të ndalet.
"Nëse ka sadopak logjikë, India do të ndalet dhe nëse ata ndalen, edhe ne do të ndalemi", tha Ministri i Jashtëm Ishaq Dar para kameras, duke folur për një stacion televiziv lokal.
Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i Forcave Ajrore Indiane akuzoi Pakistanin për kryerjen e "veprimeve agresive duke përdorur aktorë të shumtë kërcënues" rreth kufirit perëndimor të Indisë. Ai tha se përdori një sërë armësh, duke përfshirë dronë dhe armë me rreze të gjatë veprimi, "për të synuar infrastrukturën civile dhe ushtarake".
Më parë, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif mblodhi Autoritetin e Komandës Kombëtare - organin më të lartë vendimmarrës për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë ato që lidhen me arsenalin bërthamor të vendit. Pakistani njoftoi në agim nisjen e një operacioni të koduar "Bunyan-un-Marsoos" kundër Indisë, me një breshëri sulmesh me raketa kundër instalimeve ushtarake.
KHUDA Ki Qasam…. DIL THANDA ho gya… Pakistan Army ke Misail INDIA ???????? jate hue. pic.twitter.com/LQRrIDOOfR
— Dr. Taha چیمہ (@MuhammadTahaCh1) May 10, 2025
Sulmet hakmarrëse nga pala pakistaneze filluan disa orë pasi avionët luftarakë indianë lëshuan raketa kundër bazave ajrore Murid, Sorkot dhe Nur Khan. Në fakt, baza e fundit ndodhet pranë kryeqytetit Islamabad.
Ushtria pakistaneze pretendon gjithashtu se ka shkatërruar një sistem mbrojtës ajror S-400 në rajonin e Ishujve Andaman dhe Nicobar të shtetit Punjab në Indinë veriperëndimore, një vend magazinimi të raketave balistike BrahMos në rajonin Beas, ndërsa ka goditur gjithashtu aeroportin Pathankot në Punjab dhe bazën ajrore Udhampur në Kashmirin Indian.
Pakistan has launched retaliatory military action - Operation Bunyan-un-Marsoos - targeting key Indian military sites.
— TRT World (@trtworld) May 10, 2025
"These actions are being taken in response to India’s first attack, which was an assault on our land, people, and sovereignty," Pakistan said pic.twitter.com/Cj0Fwyuphh
Foto ilustruese SHBA- Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat tre...
Papa Leo XIV ITALI- Nga Çikago dhe famullia ku ishte prift, Robert Prevost u ngjit në krye të Kishës Katolike si&...
Foto ilustruese SHBA- Kryebashkiaku i Newar, qyteti më i madh i New Jersey-t, i cili është gjithashtu kandidat për guvernator...
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se përfshirja e Koresë së Veriut n&eum...
Foto ilustruese RUSI- Kryeministri sllovak Robert Fico shprehu dëshirën e vendit të tij për të zhvilluar marrëdh&eu...
Donald Trump SHBA- Pas fjalëve të mëdha të Donald Trump për një marrëveshje tregtare "shumë të ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u dërgoi një mesazh të ri të premten udhëheqësve të Rusis&eu...
Foto ilustruese UKRAINË- "Ethet” diplomatike po mbizotërojnë sërish në Ukrainë, me udhëheqësit e Gjermanis&eu...
SHBA- Që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi tarifa të larta ndaj Kinës muajin e kaluar, Pekini ...
Vladimir Putin RUSIA- Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shum&eum...