Bota

Video/ Kaos jashtë qendrës së paraburgimit të imigrantëve në SHBA, arrestohet kryetari i bashkisë së Newark-ut

Nuk është e qartë nëse kryebashkiaku Ras Baraka është arrestuar zyrtarisht, dhe as nuk dihet vendndodhja e tij, pasi u prangos nga policia.

10 Maj 2025, 07:58 Nga M.L
Video/ Kaos jashtë qendrës së paraburgimit të
Foto ilustruese

SHBA- Kryebashkiaku i Newar, qyteti më i madh i New Jersey-t, i cili është gjithashtu kandidat për guvernator të shtetit me Partinë Demokratike, u arrestua nga agjentët federalë gjatë një proteste në një qendër paraburgimi për imigrantë, pas një konfrontimi ku përfshiheshin edhe tre anëtarë të Kongresit të cilët po kërkonin t'u bëhej një vizitë në objekt.

Nuk është e qartë nëse kryebashkiaku Ras Baraka është arrestuar zyrtarisht, dhe as nuk dihet vendndodhja e tij, pasi u prangos nga policia. Sipas Politico, Alina Khaba, një këshilltare e Presidentit Donald Trump, e cila shërben gjithashtu si prokurore e përgjithshme e New Jersey-t, konfirmoi se Baraka u arrestua.


Kjo ngjarje ishte paraprirë nga një skenë kaotike në parkingun e qendrës së paraburgimit, ku ishin përfshirë protestues, agjentë federalë dhe tre anëtarë të Kongresit (Përfaqësuesit Bonnie Watson Coleman, Rob Menendez dhe LaMonica McIver) në Delaney Hall.

ras baraka

Sondazh

Poll