Bota

VIDEO/ Pamje të rralla nga Vatikani në vitin 1896! Ja kush ishte Kreu i Kishës Katolike i parë që u filmua, Papa Leo XIII

Papa Leo XIII, i cili shërbeu si Papë nga viti 1878 deri në vdekjen e tij në vitin 1903, besohet të ketë qenë personi i parë që u filmua.

9 Maj 2025, 11:34 Nga M.L
VIDEO/ Pamje të rralla nga Vatikani në vitin 1896! Ja kush ishte Kreu
Foto ilustruese

ITALI- Një video e rrallë dhe historike nga viti 1896 po qarkullon në mediat sociale pas zgjedhjes së Papës së ri nga Konklavi të enjten pasdite. Videoja përshkruan Papën e mëparshëm i cili kishte zgjedhur emrin Leo përpara Robert Prevost.

Pamjet filmike me Papa Leo-n XIII u filmuan në kopshtet e Vatikanit dhe konsiderohen të jenë një nga herët e para që njerëzit janë regjistruar në film. Papa Leo XIII, i cili shërbeu si Papë nga viti 1878 deri në vdekjen e tij në vitin 1903, besohet të ketë qenë personi i parë që u filmua.

Leo XIII lindi më 2 mars 1810 dhe kur u bënë këto fotografi, në vitin 1986, ai ishte 86 vjeç. Sipas Wikipedia-s, xhirimet u zhvilluan diku midis qershorit dhe korrikut 1896, të paraprira nga një sërë negociatash derisa u xhiruan tre pamjet e ndryshme, ndoshta në film Kodak.

papa leo xiii

Sondazh

Poll