Bota

Rrëzohet në Kili një avion ambulance me gjashtë pasagjerë në bord, terreni i thyer dhe reshjet e shiut vështirësojnë punën për gjetjen e tyre

Avioni ra pranë kodrës El Roble, në zonën Curacavi, 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit Santiago.

8 Maj 2025, 07:41 Nga N.F
Rrëzohet në Kili një avion ambulance me gjashtë
Foto ilustruese

KILI- Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian, ndërsa transportonte një pacient në një zonë pranë kufirit verior të vendit të Amerikës Latine.

Avioni ra pranë kodrës El Roble, në zonën Curacavi, 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit Santiago. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit (DGAC), avioni i ambulancës Piper Cheyenne II, i regjistruar me kodin CC-CCC, ishte ngritur nga kryeqyteti Santiago me destinacion Arica dhe u rrëzua ndërsa mbante gjashtë persona.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në zonë, ku janë përfshirë ekipe nga forcat ajrore, policia dhe zjarrfikësit. Zona është shumë e lartë dhe kjo ka sjellë të vështirësojë punën për gjetjen e personave që ndodheshin në avion. Kryebashkiaku i Curacao-s, Cristian Hernandez tha se ky faktor po “përkeqësohet” nga reshjet e shiut që ndodhën dje në kryeqytetin kilian.

kili

Sondazh

Poll