Bota

VIDEO/ Pamje të rënda nga Jemeni! Fëmijët po luajnë teksa aeroporti i Sanaas bombardohet nga izarelitët në sfond

Videoja tregon fëmijë duke luajtur me top, ndërsa në sfond një kolonë tymi të zi ngrihet nga bombardimet izraelite në aeroportin e Sanaas, kryeqytetit të Jemenit.

7 Maj 2025, 13:18 Nga M.L
VIDEO/ Pamje të rënda nga Jemeni! Fëmijët po luajnë
Foto ilustruese

JEMEN- Një video që kap në mënyrën më dramatike se si lufta, konflikti dhe bombardimet janë bërë një jetë tragjike e përditshme për banorët e rajoneve si Jemeni, po qarkullon në mediat sociale. Videoja tregon fëmijë duke luajtur me top, ndërsa në sfond një kolonë tymi të zi ngrihet nga bombardimet izraelite në aeroportin e Sanaas, kryeqytetit të Jemenit.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan dje, të martën, se kishin “çaktivizuar plotësisht” aeroportin e Sanaas të kontrolluar nga rebelët Huthi. Sipas Reuters, objektivat e bombardimeve ishin tre aeroplanë civilë, salla e nisjeve, një pistë dhe një bazë ushtarake.

Një zyrtar jemenas i tha AFP-së se aeroporti ishte “shkatërruar plotësisht” me rebelët Huthi që raportuan të paktën 3 të vdekur.

"Dëmi i shkaktuar nga sulmet izraelite në aeroportin e Sanaas në Jemen vlerësohet në 500 milionë dollarë. Përveç dëmeve të shkaktuara në aeroportin e Sanaas, u shkatërruan edhe gjashtë aeroplanë të Yemenias," tha drejtori.

jemen

Sondazh

Poll