Bota

E rëndë në Iran/ Babai plagos për vdekje me thikë vajzën 18-vjeçare, iu zbulua tradhëtia (VIDEO)

Autoritetet njoftuan se vrasja ndodhi sepse 18-vjeçarja zbuloi dhe i tregoi nënës së saj se bashkëshorti po e tradhëtonte atë. 

7 Maj 2025, 08:06 Nga N.F
E rëndë në Iran/ Babai plagos për vdekje me thikë
Autori dhe viktima

IRAN- Një vajzë 18-vjeçare në Iran ka gjetur vdekjen në duart e babait të saj. Autoritetet njoftuan se vrasja ndodhi sepse 18-vjeçarja zbuloi dhe i tregoi nënës së saj se bashkëshorti po e tradhëtonte atë.  Krimi ndodhi në qytetin Islamshahr, me viktimën 18-vjeçaren Fatemeh Soltani. Videoja e kamerave të sigurisë ka kapur momentin e sulmit vrasës nga babai i 18-vjeçares, i cili e sulmoi atë me thikë, duke e goditur disa herë.

Sipas mediave lokale, Fatemeh punonte në një sallon flokësh fshehurazi nga familja e saj, pasi kishte frikë nga reagimi i babait të saj. Megjithatë, babai i 18-vjeçares zbuloi se ku punonte ajo duke caktuar një takim nëpërmjet një numri telefoni që gjeti në faqen e biznesit në Instagram.

Kur Fatimeja e kuptoi këtë, ajo telefonoi nënën e saj për ta njoftuar, por nuk pati kohë të reagonte. Babai i 18-vjeçares po e priste atë në hyrje të sallonit të flokëve, duke e goditur disa herë me thikë atje. Siç raportojnë mediat iraniane, babai i 18-vjeçares u ndal vetëm kur një kalimtar bërtiti.

 

vrasje ne iran

Sondazh

Poll