Bota

Në prag të luftës India dhe Pakistani, 29 civilë të vdekur dhe 46 të plagosur nga sulmet me raketa

Pakistani u përgjigj duke rrëzuar të paktën pesë avionë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane, duke e quajtur këtë një "akt lufte" nga ana e Indisë.

7 Maj 2025, 07:24 Nga N.F
Në prag të luftës India dhe Pakistani, 29 civilë të
Foto ilustruese

INDI- Sulmet që ndodhën gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit po shkaktojnë shqetësim global, pas vdekjes së 29 civilëve (26 në Pakistan dhe 3 në Indi). Nga sulmet mësohet se kanë mbetur të paktën 46 të plagosur dhe rrëzimin e pesë avionëve luftarakë indianë.

Armiqësitë që i çojnë të dy vendet në prag të një lufte të re - e shtata në historinë e tyre - filluan me Operacionin Sindoor, në të cilin Delhi njoftoi se kishte synuar "infrastrukturën terroriste" në nëntë lokacione në Pakistan dhe pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani.

Pakistani u përgjigj duke rrëzuar të paktën pesë avionë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane, duke e quajtur këtë një "akt lufte" nga ana e Indisë. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se Pakistani i ka dhënë një përgjigje të përshtatshme Indisë.

India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulmin ndaj turistëve hindu në Kashmirin e administruar nga India në prill që mori jetën e 26 personave, përfshirë një qytetar nepalez. Sulme të synuara u kryen në nëntë vendndodhje të infrastrukturës terroriste në Pakistan dhe në Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani. 

indi pakistan

Sondazh

Poll