6 Maj 2025, 16:10
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana. Ky paralajmërim vjen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit.
Tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe rebelëve Huthi të Jemenit, sepse grupi i lidhur me Iranin po vazhdon të kryejë sulme si përgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës.
“Mosevakuimi ju vë në rrezik”, tha ushtria izraelite drejtuar njerëzve në Sana. Ajo e publikoi një hartë të zonës përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas.
Izraeli e sulmoi portin e Hudejdës në Jemen të hënën, duke i vrarë katër njerëz dhe duke i plagosur 39 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua për hakmarrje pasi një raketë e lëshuar nga rebelët Huthi ra pranë Aeroportit Ben Gurion të Izraelit.
Sulmoi i detyroi kompanitë ajrore evropiane dhe amerikane t’i pezullojnë fluturimet drejt Tel Avivit për disa ditë. Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, siç thonë ata, në shenjë solidariteti me palestinezët. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ REL
lufta ne lindjen e mesme
Bota
6 Maj 2025, 15:48
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz shprehu besimin se do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit n&eu...
Bota
6 Maj 2025, 15:35
E. D
Catalin Predoiu
RUMANI- Presidenti i përkohshëm i Rumanisë emëroi një kryeministër të ri të martën, një ...
Bota
6 Maj 2025, 14:40
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Moska dhe Kievi duan të arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë ...
Bota
6 Maj 2025, 14:05
N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që kons...
Bota
6 Maj 2025, 12:26
N.F
Diga e Tre Grykave
KINË- Hulumtimet e fundit të NASA-s kanë zbuluar se Diga e Tre Grykave në Kinë, projekti më i madh hidroel...
Bota
6 Maj 2025, 12:09
N.F
Foto
POLONI- Polonia po përballet me përpjekjen e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Kesh...
Bota
6 Maj 2025, 11:51
N.F
Foto
ANGLI- Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë dhe evropian&eu...
Bota
6 Maj 2025, 11:52
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Zhvillimi i habitshëm në parlamentin gjerman ku Friedrich Merz dështoi të zgjidhej kancelar i vendit duket se e k...
Bota
6 Maj 2025, 11:44
N.F
Protesta
SERBI- Studentët në Serbi po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapër...
Bota
6 Maj 2025, 10:35
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgje...