Aktualitet

"Denigronte minorenet në Instagram!" Sherr mes vajzash në Korçë, njëra prej tyre goditet me shishe qelqi

Mësohet se dëmtuar ka mbetur vajza me inicialet P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale në faqe Instagrami.

5 Maj 2025, 20:39 Nga M.B
"Denigronte minorenet në Instagram!" Sherr mes vajzash në
Foto ilustruese

KORÇA- Një konflikt fizik mes vajzash është regjistruar në Korçë në një lokal ku sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit. Mësohet se dëmtuar ka mbetur vajza me inicialet P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale në faqe Instagrami.

Bëhet me dije se ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Ndërkohë, vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Sipas informacioneve, janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet.

korca

Sondazh

Poll