Sport

Lewandowski kthehet në stërvitje dy ditë para ndeshjes ndaj Interit…

FC Barcelona njoftoi në rrjetet sociale këtë të diel se sulmuesi Robert Lewandowski, i cili ka qenë jashtë fushave për dy javë për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, është rikthyer në stërvitje, dy ditë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit të martën (ora 21:00).

5 Maj 2025, 14:30 Nga DOSJA
Lewandowski kthehet në stërvitje dy ditë para ndeshjes ndaj

SPANJE - A do të jetë Robert Lewandowski në skuadër për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të martën kundër Interit në San Siro? Nuk jemi ende atje.

Por rikthimi i sulmuesit 36-vjeçar polak po bëhet gjithnjë e më i qartë. FC Barcelona e njoftoi këtë të dielën, në një postim të shkurtër të publikuar në rrjetet e saj sociale, të shoqëruar nga një foto e tij me trajnerin e tij Hansi Flick: "Lewandowski i bashkohet grupit."

Ish-lojtari i Bayern Munich dëmtoi kofshën e majtë gjatë fitores 4-3 të Barçës ndaj Celta Vigos. Ai humbi ndeshjet e La Ligës kundër Mallorcas dhe Valladolid, finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit (3-3) të mërkurën.

Lewandowski është golashënuesi më i mirë aktualisht në La Ligë, me 25 gola në 31 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll