Sport

Izmir Smajlaj me 3-hapsh edhe në zgjedhje, parakalon “pengesën” Stërmasi-Gega, zgjidhet president!

Luiza Gega e cila ishte kandidate për anëtare, nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

5 Maj 2025, 14:27 Nga DOSJA
Izmir Smajlaj me 3-hapsh edhe në zgjedhje, parakalon

TIRANE - Sot u mbajt Asambleja e Federatës Shqiptare të Atletikës. Izmir Smajlaj është zgjehur president i Atletikës i cili ishte kandidati i vetëm në garë.

Kjo pasi Taulant Stërmasi u tërhoq nga kjo garë dhe në këtë mënyrë ish-kampioni i Europë merr postin e ri. Siç dihej kjo Asamble ishte programuar të zhvillohej disa javë më parë, por u shty për shkak se duhet të verifikoheshin pjesëmarrësit. Një debat brenda elitëz së atletikës në atë kohë, Izmir Smajlaj, Taulant Stërmasi dhe Luiza Gega.

Këto dy të fundit pavarpësisht tentativave kuptuan se ishin jashtë me sa duket mbështetjes së komunitetit të atletikës dhe Stërmasi nuk mori pjesë fare në garë duke ja lënë të lirë Smajlajt arritjen e synimit. Në të vërtetë Smajlaj ishte thuajse i sigurtë edhe në tentativën e disa muajve më pare, por për shkak të konfliktit që u bë publik me ndërhyrjen edhe të ministers Manastirliu ju dha kohë actorëve për të lobuar dhe klubeve për t’u kthyer në shoqata siç e kërkon ligji. Edhe me këtë shtyjre asnjë ndryshim, atleti shkodran fiton 10-0.

Ndërkohë Luiza Gega e cila ishte kandidate për anëtare, nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Rrjedhimisht nuk ka mundur të fitojë këtë pozicion në Federatën Shqiptare të Atletikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll