4 Maj 2025, 14:58
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 4 maj se nga sulmet ajrore izraelite në territorin palestinez janë vrarë 16 persona, përfshirë tre fëmijë.
Gjashtë persona u vranë në sulmet gjatë natës në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, tha zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal. Në mesin e tyre ishin edhe dy djem pesë dhe dy vjeç, kur një sulm goditi një ndërtesë në Al-Mavasi.
Kjo agjenci më pas tha se edhe dhjetë persona u vranë pas një sulmi në një tendë në Al-Mavasi, në mesin e tyre edhe një fëmijë dhe shtatë gra. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto sulme.
Megjithatë, në një deklaratë të publikuar mëngjesin e së dielës, ushtria izraelite tha se ka “goditur më shumë se 100 caqe terroriste në mbarë Rripin e Gazës” në dy ditët e fundit.
Izraeli pretendoi po ashtu se janë gjetur armatime dhe janë vrarë “një numër i terroristëve” në jug të Gazës.
Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gazë më 18 mars pas dy muajsh armëpushim në luftën e tij kundër Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që u nxit nga sulmi i grupit radikal palestinez në Izrael më 7 tetor 2023.
Ministria e Shëndetësisë, në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka thënë se të paktën 2.436 persona janë vrarë që kur Izraeli rinisi fushatën në Gazë, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 52.535.
Izraeli po ashtu ka bllokuar dërgesat me ndihma humanitare për në Gazë. Sipas Izraelit, bllokada synon t’i bëjë presion Hamasit që të lirojë pengjet e mbetura që mori më 7 tetor, kur vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë./REL
lufta ne gaza
Bota
4 Maj 2025, 14:24
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Burri që ditën e sotme sulmoi udhëheqësin e opozitës kryesore të Turqisë, Özg...
Bota
4 Maj 2025, 13:56
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në festimet për 80-vjetorin e Fitores Antifashiste të Pop...
Bota
4 Maj 2025, 13:32
M.L
TURQI- Një sulm ndaj kryetarit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, ndodhi ditën e sotme jashtë Qendrës...
Bota
4 Maj 2025, 11:42
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto t&e...
Bota
4 Maj 2025, 11:37
M.B
Foto ilustruese
MALI I ZI- Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave civile...
Bota
4 Maj 2025, 11:36
M.L
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin shprehu bindjen e tij se pajtimi midis Rusisë dhe Ukrainës është çë...
Bota
4 Maj 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
RUMANIA- Në Rumani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e rëndësishme presidenciale, të cilat u anuluan vitin...
Bota
4 Maj 2025, 09:16
M.B
Foto ilustruese
ANGLI- Tetë persona janë arrestuar me dyshimin për vepra penale terroriste në dy operacione të ndara policore...
Bota
4 Maj 2025, 09:02
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se n...
Bota
4 Maj 2025, 08:45
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si "tirani të maskuar" në Gjermani ...