Bota

VIDEO/ "Unë jam nipi i osmanëve" - Goditet në kokë kryetari i Partisë Republikane Popullore në Turqi pas një ceremonie përkujtimore

Rojet e tij personale reaguan menjëherë, duke larguar autorin nga zona, ndërsa Ozil është në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, konfirmoi arrestimin e autorit të krimit, të cilin e përmendi, në një postim zyrtar. 

4 Maj 2025, 13:32 Nga M.L

VIDEO/ "Unë jam nipi i osmanëve" - Goditet në kokë

TURQI- Një sulm ndaj kryetarit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, ndodhi ditën e sotme jashtë Qendrës Kulturore Ataturk në Stamboll, menjëherë pas ceremonisë përkujtimore për deputeten kurde Siri Sureya Oder, e cila ndërroi jetë dje.

Ndërsa Ozel po largohej nga vendi i ceremonisë, një burrë iu afrua papritur dhe e sulmoi, duke e goditur me një lëvizje të papritur, thuhet se e qëlloi me shuplakë. Dëshmitarët okularë raportojnë se gjatë sulmit autori bërtiti "Unë jam nipi i osmanëve".

Rojet e tij personale reaguan menjëherë, duke larguar autorin nga zona, ndërsa Ozil është në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, konfirmoi arrestimin e autorit të krimit, të cilin e përmendi, në një postim zyrtar. 

"E dënoj me fjalët më të ashpra të mundshme sulmin fizik ndaj Kryetarit të CHP-së, Ozgur Ozel, dhe i uroj atij shëndet të mirë. Autori është identifikuar dhe arrestuar. Çdo veprim që prish paqen sociale dhe përbën dhunë do të trajtohet ligjërisht dhe do të ndëshkohet siç e meriton", tha Yerlikaya.

Sulmi ka shkaktuar reagime të forta në botën politike të Turqisë, ndërsa pritet edhe një deklaratë zyrtare nga CHP-ja.

turqi

Sondazh

Poll