3 Maj 2025, 08:21
Nga N.F
Rubio
SHBA- Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë nga administrata e re amerikane. Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bëri thirrje Gjermanisë të ndryshojë kursin pas klasifikimit të AfD-së si "parti ekstremiste e djathtë". Rubio e quajti këtë veprim "tirani të maskuar" dhe shkroi në platformën X se "Gjermania duhet të ndryshojë kursin".
Ekstremiste nuk është kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit doli e dyta, por "politika vdekjeprurëse e emigracionit me kufij të hapur që ndjekt establishmenti, të cilën e refuzon AfD-ja", shkruan Rubio.
Gjermania sapo i ka dhënë agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën, shkroi Rubio në platformën X. "Kjo nuk është demokraci - është një tirani e fshehtë".
SHBA mbështeti Weidel gjatë fushatës elektorale
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih në mes të muajit shkurt, kishte paralajmëruar për një kërcënim ndaj demokracisë në Gjermani. Ai iu referua tërthorazi debatit gjerman për izolimin e AfD-së dhe tha se nuk ka vend për vija demarkacioni apo mure ndarëse.
Gjatë konferencës Vance u takua edhe me udhëheqësen e AfD-së, Alice Weidel, e cila mori gjithashtu mbështetje gjatë fushatës elektorale nga këshilltari i Trumpit, Elon Musk. Bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla, shkoi në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump.
Pas disa vitesh hetimesh Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në pa dyshim si ekstremiste të djathtë. Ky klasifikim u dha sërish vrull diskutimeve për ndalimin e AfD-së. Megjithatë kancelari në largim, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi kundër një "vendimi të nxituar”./DW
marco rubio afd
Bota
3 Maj 2025, 08:13
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka ndërrua jetë pas aksidentit të regjistrua ditën e djeshme n&eum...
Bota
3 Maj 2025, 07:43
N.F
Evo Morales
BOLIVI- Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për "trafikim të të miturve" kundër i...
Bota
3 Maj 2025, 07:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr dhe plagosi dy gra të premten në kampusin e një ...
Bota
3 Maj 2025, 07:09
N.F
Foto
SHBA- A kanë më shumë fitime drejtuesit e kompanive po të përqafojnë nacionalizmin? Disa firma duket se dalin të fi...
Bota
2 Maj 2025, 22:20
N.F
Foto
FRANCË- Një i burgosur 25-vjeçar, i cili u dënua nëntorin e kaluar për grabitje dhe plagosje fatale, u lirua gabimisht...
Bota
2 Maj 2025, 21:20
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJERMANI- Tre persona u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish n&...
Bota
2 Maj 2025, 20:58
r.ll
familja mbreterore
SHBA- Princ Harry Duka është shprehur se do të donte shumë një pajtim me Familjen Mbretërore. Duka i Susex...
Bota
2 Maj 2025, 20:56
r.ll
foto ilustruese
PERU- Një anije e marinës peruane u përplas me një platformë nafte Perenco në Amazonë, d...
Bota
2 Maj 2025, 20:52
N.F
Foto
IZRAEL- Forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar shtëpi në dy kampe refugjatësh në veri t&...
Bota
2 Maj 2025, 20:27
r.ll
Foto ilustruese
BRUKSEL- Që nga qershori i vitit 2022, Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës liberalizim të plotë tregtar p&e...