Bota

Të shtëna me armë zjarri në një universitet privat pranë Los Angelesit, plagosen dy persona, autori në pranga (VIDEO)

Sipas kryetarit të bashkisë autori dyshohet se është një ish-punonjës universiteti. I dyshuari mbante veshur një uniformë të ngjashme me atë të një roje sigurie.

3 Maj 2025, 07:18 Nga N.F
Të shtëna me armë zjarri në një universitet privat
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr dhe plagosi dy gra të premten në kampusin e një institucioni arsimor privat amerikan pranë Los Angeles. Autoritetet bëjnë me dije se njëra nga të plagosurat është në gjendje kritike.

Kryebashkiaku i Eaglewood, James Butch u shpre të dyja gratë që u shënjestruan janë latine. Të shtënat u regjistruan dje pasdite në Spartan College, një kolegj privat i specializuar në aeronautikë.

Sipas kryetarit të bashkisë autori dyshohet se është një ish-punonjës universiteti. I dyshuari mbante veshur një uniformë të ngjashme me atë të një roje sigurie. Ai u arrestua nga policia. Kampusi universitar është rrethuar nga forcat e sigurisë dhe, sipas kryetarit të bashkisë, nuk ka viktima të tjera.

të shtëna me armë zjarri ne shba

Sondazh

Poll