Politike

"Në të gjithë qarkun është ndërtuar një ekonomi e re", Rama: Kur morëm detyrën ishin 30 mijë vizitorë, ndërsa vjet Berati shënoi 1 milion

Rama u shpreh sesi në takimin e tij pak më parë në Kuçovë, edhe në Berat u prit nga shumë qytetarë. Sipas tij në këtë qytet ai gjeti energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për zgjedhjet e 11 majit.

1 Maj 2025, 19:05 Nga N.F

"Në të gjithë qarkun është ndërtuar një

Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të qytetit të Berati. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sesi në takimin e tij pak më parë në Kuçovë, edhe në Berat u prit nga shumë qytetarë. Sipas tij në këtë qytet ai gjeti energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa u kthye pas në kohë Rama u shpreh se kur mori detyrën Berati vizitohej nga 30 mijë turistë. Ai shtoi se vjet Berati priti 1 milionë turistë. Rama tha se ky qarku është ndërtuar një ekonomi e re, e bazuar te turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati.

"Përpara se të nisesha sot paradite, i thashë Ervinit: “A je i sigurt që mund të bëjmë dy takime të mëdha njëherë në Kuçovë dhe pastaj në Berat, se këtu është shumë i madh sheshi për të mos pasur të tjerë nga bashkitë e tjera?” Ervini më tha: “Kryetar, Berati ka ndryshuar edhe në këtë aspekt Berati, nuk kemi nevojë të marrim të tjerë për të mbushur sheshin.” Në të gjitha takimet, nga Skrapari, në Poliçan, në Dimal, në Kuçovë dhe këtu, me një pjesëmarrje pothuajse 100% nga çdo bashki, kam parë energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për të marrë në garën tonë të 10-tën, një fitore të 10-të, me notën 10.

Mbase është një mbrëmje shumë e bukur për të kujtuar pak të gjithë ju se kur ne kemi nisur këtë rrugëtim së bashku, me mbështetjen e shumë kujt që këtu është në një moshë pak më të madhe, nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Të gjithë ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë, se vije deri në Lushnje, pastaj futeshe në një shteg plot gropa e pluhur që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike siç është Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të shkretë e të zymtë. Kur ne morëm detyrën ishin 30 mijë vizitorë, ndërsa vjet Berati shënoi 1 milion..

Nëse sot ka një ndriçim të veçantë, nëse sot hyn në çdo rrugicë dhe gjen një derë të hapur ku ka një bujtinë të mrekullueshme, kjo do të thotë që këtu në Berat dhe gjithë qarkun është ndërtuar një ekonomi e re, e bazuar te turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati, ndërkohë që Berati është një nga stacionet më të rëndësishme të eksporteve. Sot Shqipëria nuk është më ajo e dritave që ikin orë e çast, me gjysmën që paguan dhe gjysmën që nuk pranon të paguajë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll