Bota

Kamala Harris kundër Trump: Pushtet egoist, vizion mendjengushtë dhe rreziku i një krize kushtetuese

Ajo u bëri thirrje amerikanëve të mos lejojnë veten të mashtrohen nga "kaosi" në fillim të mandatit të miliarderit republikan, duke shtuar se Trump po ndjek një program që është formësuar për dekada nga partia e tij konservatore.

1 Maj 2025, 15:34 Nga N.F
Kamala Harris kundër Trump: Pushtet egoist, vizion mendjengushtë dhe
Kamala Harris dhe Trump

SHBA- Ish-nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e saj të parë të rëndësishëm që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Gjatë fjalës së saj Kamala foli në lidhje me 100 ditët e para të qeverisjes së Trump të cilin e quajti egoist.

Ajo u bëri thirrje amerikanëve të mos lejojnë veten të mashtrohen nga "kaosi" në fillim të mandatit të miliarderit republikan, duke shtuar se Trump po ndjek një program që është formësuar për dekada nga partia e tij konservatore.

Sipas saj ky program synon të zvogëlojë arsimin publik, të zvogëlojë madhësinë e qeverisë dhe më pas të privatizojë shërbimet e qeverisë. Kamala shtoi se e gjithë kjo u ofron lehtësime tatimore më të pasurve.

Kamala Harris denoncoi një vizion mendjengushtë dhe egoist të Amerikës, ku sipas saj po ndëshkohen ata që thonë të vërtetën, favorizohen ata që janë besnikë ndaj Trump. Presidenti amerikan ka sulmuar kryesisht kundërshtarët e tij politikë, ka theksuar gjerësisht në media deportimet e tij të emigrantëve të paligjshëm dhe është përpjekur të zvogëlojë numrin e punonjësve federalë, me ndihmën e aleatit të tij miliarder Elon Musk.

shba trump kamala harris

Sondazh

Poll