Art&Argëtim

“Shkova të këndoja me paterica”/ Ylli Baka rrëfen momentin e sikletshëm në një dasmë: Po plasja të shkoja në tualet

20 Janar 2020, 07:42 Nga DOSJA
“Shkova të këndoja me paterica”/ Ylli Baka rrëfen

TIRANË- Këngëtari i njohur Ylli Baka ka rrëfyer disa momente të panjohura nga jeta e tij private.Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “ThumbON” në RTV Ora ai ka treguar një moment shumë të sikletshëm që ka përjetuar në një dasmë.

Fatma Haxhialiu: Histori që sot të bën për të qeshur ose më e sikletshme

Ylli Baka: Në 2006 kam pasur një operacion, një defekt tek këmbët. Kisha dhënë fjalën që do shkoja në gusht në një event por nuk e dija që në shtator do operohesha. Ishte dasëm, në Gjirokastër. Mos më gënje më tha se do vish në dasëm. Unë isha me paterica. U them dy shokëve të mi, të ikim. Mirë kur të ikim tha do shtrihesh po për të kënduar si do ja bësh. Unë shkova që në 8 në dasëm. U vendosa tek tavolina, rregullova këmbën me paterica, vura mbulesën që mos ta kuptontë njeri dhe nuk rrija dot. I kisha të dyja këmbët të dëmtuara nuk është se kisha një. Kam kënduar rreth 4 orë. Por në orën 2 të natës plasa doja të shkoja në tualet. Aty më pa dhe më tha mos, më fal, djali i dasmës. E bëra për fjalën e dhënë jo për lekët, por ishte një siklet shumë i madh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasma ne gjirokaster ylli baka dasma ne gjirokaster ylli baka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Janar 2020, 18:29

ANGLI– Mbretëresha Elizabetë e Anglisë dhe Buckingham Palace kanë lëshuar deklarata të forta pas largimit të Meghan Markle dhe Princit Harry nga pallati m...