Art&Argëtim

Për një palë tanga, motrat Kendall dhe Kylie Jenner përfundojnë në gjyq për vjedhje, s’është hera e parë

19 Janar 2020, 15:02 Nga DOSJA
Për një palë tanga, motrat Kendall dhe Kylie Jenner

KALIFORNI– Dy motrat e famshme ndërkomëbtare, Kendall dhe Kylie Jenner do të përballen me një tjetër padi për vjedhje dhe kopjim. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dy motrat e njohura janë paditur nga një kompani gjermane, e cila i akuzon se u ka vjedhur dizajnimin dhe materialin e linjës së brendshmeve që Jenner kanë hedhur në treg së fundmi.

Bëhet fjalë për kompaninë “Klauber Brothers Inc”, e cila operon prej 161 vitesh në Gjermani dhe krijon dizajne dantellash për të brendhsme dhe linjën intime. Në padinë e depozituar në sekretarin ë një gjykate në Kaliforni thuhet se kompania pretendon se motrat Jenner kanë kopjuar modelin e tyre t dantellave duke i përdorur në një palë të brendshme të koleksionit të Kylie-t dhe në një këmishë nate nga koleksioni Kendall x Kylie.

Kompania kërkon të gjitha fitimet nga shitjet e produkteve të motrave Jenner. Diferencën mes dy dantellave i shikoni edhe në foto. Po kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie paditen për kopje. Në vitin 2015, dy motrat Jenner u paditën nga nga “Island Company” për vjedhjen e një slogani të një prej reklamave të tyre. Bëhet fjalë për frazën “Quit your job. Buy a ticket. Get a tan. Fall in love. Never return”, të cilën Kendall dhe Kylie Jenner e përdorën si “Run Away. Fall in love. Never return”, në koleksionin e tyre PacSun.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz island company kendall jenner klauber brothers inc kylie jenner paditen motrat jenner island company kendall jenner klauber brothers inc kylie jenner paditen motrat jenner

Sondazh

Poll