30 Prill 2025, 13:17
Nga E. D

IRAN- Një iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 prill, raportoi media shtetërore iraniane. I përfshirë për dekada të tëra në një luftë në hije me Izraelin, Irani ka dënuar me vdekje shumë persona që i ka akuzuar se kishin pasur lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, dhe për ndihmën e operacioneve të këtij shërbimi në Iran, veçanërisht për vrasje apo akte sabotimi, që Teherani thotë se synonin minimin e programit bërthamor të tij.
Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, i pandehuri u identifikua si Mohsen Langarneshin. Ai ishte akuzuar për përfshirje në disa raste, përfshirë në vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike më 2022.
“Gjatë dy vjetëve sa ai ka spiunuar, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe ishte i pranishëm në vendin ku u vra Sayad Khodaei”, tha media shtetërore.
Sipas autoriteteve, Langarneshin kishte ofruar mbështetje operacionale për një sulm në një qendër industriale në Isfahan, që është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.
Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat.
Ndryshe, koloneli i Gardës iraniane, Sayyad Khodaei ishte vrarë nga një sulmues i armatosur, teksa ai ishte jashtë shtëpisë së tij në Teheran. Mediat izraelite e kishin përshkruar Khodaein si një figurë të rëndësishme “që qëndronte prapa komploteve për të vrarë izraelitë dhe hebrenj” dhe për sulme ndaj interesave hebraike në mbarë botën.
Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, organizata Amnesty International tha më 29 prill se Irani “në mënyrë arbitrare” ka ekzekutuar qindra persona vitin e kaluar, teksa autoritetet “përdorin dënimin me vdekje si mjet për shtypje politike ndaj protestuesve, disidentëve dhe minoriteteve etnike”./REL
Bota
30 Prill 2025, 13:08
M.L
SPANJË- Beatriz Corredor, presidente e Red Eléctrica Española (REE), operatorit të rrjetit elektrik të Spanjës, tha se ...
Bota
30 Prill 2025, 13:03
M.L
Mark Carney
KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney festoi fitoren e tij zgjedhore në një mënyrë të pazakontë, por mbres&eum...
Bota
30 Prill 2025, 12:58
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Djali i madh i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përfundoi të martën një turne në&nb...
Bota
30 Prill 2025, 12:51
M.B
Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil
GJERMANIA- Anëtarët e partisë social-demokrate SPD votuan pro marrëveshjes së koa...
Bota
30 Prill 2025, 12:19
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Arsyet pse efektet e politikës agresive tarifore të Donald Trump nuk janë reflektuar ende plotësisht n&...
Bota
30 Prill 2025, 11:59
M.L
KINË- Kina duket se po i hapet Europës, në një kohë kur po numëron aleatët e saj në luftën tregtare me ...
Bota
30 Prill 2025, 11:51
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga ndërmjetësimi nës...
Bota
30 Prill 2025, 11:18
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Konklavi, i cili do të vendosë se kush do të jetë Papa i ardhshëm, është "i hapur" gjeografikisht...
Bota
30 Prill 2025, 10:39
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha me batuta të martën se do të donte të pasonte Papa Fran&ccedi...
Bota
30 Prill 2025, 10:04
E. D
Viktoria Roshkina
UKRAINË- Fundi i gazetares 27-vjeçare Viktoria Roshkina nga Ukraina, e cila u arrestua në Zaporizhia n&eu...