Bota

VIDEO/ Kryeministri kanadez, Mark Carney feston fitoren zgjedhore në një mënyrë të 'pazakontë', tregon 'aftësitë' e tij në vallëzim

Imazhi i një kryeministri duke kënduar në koncert nuk është një dukuri e zakonshme dhe shpejt shkaktoi reagime të ndryshme nga publiku - kryesisht habi dhe buzëqeshje.

30 Prill 2025, 13:03 Nga M.L
VIDEO/ Kryeministri kanadez, Mark Carney feston fitoren zgjedhore në
Mark Carney

KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney festoi fitoren e tij zgjedhore në një mënyrë të pazakontë, por mbresëlënëse, duke lënë mënjanë deklaratat tipike dhe duke u ngjitur në skenë me grupin kanadez rap-rock "Down With Webster" dhe duke treguar 'aftësitë' e tij në vallëzim.

Kështu, doli një video virale që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku Carney kërcen i emocionuar dhe repon së bashku me anëtarët e grupit, madje i veshur me një bluzë me logon e grupit. Imazhi i një kryeministri duke kënduar në koncert nuk është një dukuri e zakonshme dhe shpejt shkaktoi reagime të ndryshme nga publiku - kryesisht habi dhe buzëqeshje.

Dashuria e Carney-t për grupin Down With Webster nuk është e re. Ai ka deklaruar disa herë se është një fans i madh i tyre, ndërsa kënga e tyre është dëgjuar shumë herë në tubimet zgjedhore të Partisë Liberale. Fitorja e Partisë Liberale në zgjedhjet e fundit federale në Kanada i atribuohet, sipas analistëve, një vale ndjenjash nacionaliste të nxitura nga tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Mes këtij tensioni, Carney duket se ka zgjedhur një mënyrë më njerëzore dhe të papritur për të ndarë gëzimin e fitores së tij, duke na kujtuar se politika, sado serioze të jetë, ka ende vend për pak... muzikë.

mark carney

Sondazh

Poll