Aktualitet

Në kërkim të disa personave me rrezikshmëri të lartë, policia e Sarandës dhe FNSH zhvillojnë operacion "top sekret" në Ksamil

Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-daljet e qytezës, të cilat po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” ndërkohë që operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol

29 Prill 2025, 20:39 Nga r.ll
Në kërkim të disa personave me rrezikshmëri të
foto ilustruese

KSAMIL- Dhjetëra forca policie janë vendosur në Ksamil që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas raportimeve, forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës po zhvillojnë një operacion "top sekret". 

Policia po punon për kapjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë, ndërsa mësohet se dy furgonë me efektivë të FNSH po krehin zonën nga Ksamili deri në Butrint.

Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-daljet e qytezës, të cilat po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” ndërkohë që operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol. Bëhet gjithashtu me dije se agjentë policorë po kqyrin kamerat e sigurisë në disa biznese për të lokalizuar të dyshuarit. 

operacion ne ksamil

Sondazh

Poll